E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina bie në lumë, vdes një 28- vjeçar

Gëzim Begolli, 28 vjeç është viktima e radhës e aksidenteve rrugore. Mendohet se për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore, makina me të cilën ai po udhëtonte si pasagjer, ka devijuar dhe ka rënë nga ura në lumin e Bunavecit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa PG 1918 B, Arman Bimbli, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti është shënuar mbrëmë rreth orës 24, në aksin rrugor Korçë- Pogradec, vetëm 3 kilometra larg qytetit të Korçës, mbi urëns e Bunavecit.

Ende nuk ka një version të qartë për motivet e këtij aksidenti, por mendohet se shkak mund të jetë bërë mungesa e sinjalistikës rrugore përgjatë aksit Korçë- Qaf Plloc, rrugë e cila është edhe në rikonstruksion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›