Itali, qeveria e Berluskonit kalon testin

Qeveria e Kryeministrit Italian, Silvio Berkuskoni ka fituar një votëbesim nga ana e Senatit, për një paketë masash shtrënguese prej 25 miliardë eurosh, që pretendohet të rregullojë financat publike. Qeveria e qendrës së djathtë ka fituar votëbesimin me 170 vota pro dhe 136 kundër.
Mbijetesa e koalicionit qeverisës rrezikohet nga rënia e popullaritetit të Berluskonit, nga një skandal korrupsioni në qeverinë italiane, si dhe nga një konflikt I hapur midis kryeministrit dhe aleatit të tij, Xhanfranko Fini. Megjithatë, kryeministri 73 vjecar ende ka nën kontroll shumicën e parlamentit dhe duke përdorur votëbesimin për miratimin e ligjit mund t’I japë zgjidhje problemeve të brendëshme. Buxheti i masave shtrënguese, që përfshin shkurtime pagesash në sektorin publik dhe zvogëlime drastike në financimet rajonale, tani do të shkojë në dhomën e ulët të parlamentit, ku qeveria planifikon të kërkojë votëbesim në fund të këtij muaji.
Dhimitër Adhami