Festivali i Teatrit, MTKRS rikthen Shkupin në skenë

Dy dite para celjes se festivalit nderkombetar te Butrintit, rikthehet ne program vepra e Ibsenit "Peer Gynt". Me nje financim te ri te MTKRS, prodhimi i pare mbareshqiptar me regji te Slobodan Unkovskit, do te ngjitet ne amfitetarin e Butrintit premire ne 18 korrik. Ky produksioni teatral i cili eshte realizuar nga teatri i drames shqipe te Shkupit ka kushtuar 100 mijë euro. Ne kete shfaqje janë përfshirë 8 aktorë nga Kosova, 11 nga Shkupi dhe Yllka Mujo nga Shqiperia. Pas premierës që "Peer Gynt" pati në Teatrin e Dramës Shqipe të Shkupit, tashme regjisori Slobodan Unkovski e sjell edhe në Butrint.
Ne edicionin e tij te 11-te, festivali nderkombetar i Butrinit do ta ngre siparin me kryevepren e komedise boterore “Endrra e nje nate vere” e Uilliam Shekspir. Kjo pjese vjen si prodhim i teatrit shteteror te Saint Pertersburgut, nen regjine e regjisorit bullgar Aleksander Morfov. Ndersa teatri kombetar shqiptar do te prezantohet me “Elektren” e Sofokliut, nen regjine e Adonis Filipit. Ky festival do te mbahet nga data 17 deri me 21 korrik.
Vilma Masha