Itali, sekuestrohen 17 kg heroinë dhe 2.5 kg kokainë, që vinte nga Shqipëria
Një sasi prej 17 kg heroinë dhe 2.5 kg kokainë është sekuestruar nga guardia di financia në portin e Barit.
Sipas policisë së shtetit fqinj Italisë, droga vinte nga Shqipëria.
Operacioni i koduar “Riviera” me emrin e anijes me të cilën hyri në Bari, kjo sasi e madhe droge, ka çuar në pranga 12 shqiptarë. Policia italiane bën të ditur se organizata e trafikut të drogës drejtohej nga 35 vjeçari Emiljano Spahiu, i cili është në kërkim nga policia e shtetit fqinjë, së bashku edhe me 3 persona të tjerë, pjesë e të njëjtt grup kriminal.
Mësohet se hetimet për këtë rrjet trafiku kishin nisur që në vitin 2010 për tu finalizuar vetëm sot. Lënda narkotike që nisej nga Shqipëria, dërgohej në Greqi dhe më pas në Itali