E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon nje anetar i KQZ-se shtyhet per te henen mbledhja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu mbledhjen e parashikuar për sot, ku do të diskutohej edhe mbi çështjen e ndarjes së mandateve në qarkun e Kukësit. Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se ajo është fituese e një mandati në këtë qark, ndërsa sipas rezultatit të deritanishëm Partia Demokratike ka siguruar 3 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat.
Për shkak të pamundësisë së paraqitjes në mbledhje të një anëtari, KQZ e shtyu mbledhjen për ditën e hënë, kur do të shqyrtohen edhe disa kërkesa ankimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›