E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropes Lech Poznan habit Juven

Juventusi nuk ka arritur te marre fitore para tifozeve te saj perballe modesteve te Lech Poznan. Zonja e Vjeter u shtang dy here nga Artjoms Rudevs 14 dhe 30 i cili i dha avantazhin e dyfishte te tijve. Me pas ne fund te pjeses se pare 45-1 Giorgio Chiellini shfrytezoi gabimin e mbrojtjes mike pas nje asisti te Alessandro Del Pieros qe e ktheu Juven ne loje. Ne minutat e para te pjeses se dyte 50 Chiellini realizoi edhe golin e dyte per bardhezinjte pas nje krosimi nga goditja e kendit e kapitenit Del Piero.

Ky i fundit tregoi se edhe ne moshen 35-vjecare eshte sulmuesi kryesor te Juventusi kur nga 27 metra la te shtangur portierin Kotorowski per te kaluar vendasit per here te pare ne avantazh. Mirepo miqte nuk kishin ardhur te mposhteshin keshtu qe ne minutat shtese shenuan golin e trete dhe barazuan rezultatin duke marre keshtu nje pike te arte nga ky takim. Si per ironi te fatit Rudevs shenoi golin e trete te polakeve dhe te tretin personal. Ne takimin tjeter te grupit A Manchester City ka marre nje fitore te lehte 2-0 ne fushen e RB Salzburg. Heronjte e Cityt ishin David Silva 6 dhe Jo 63. Nga takimet tjera vecojme humbjet e Atletico Madridit Villarrealit dhe Palermos nderkohe Bayer Leverkusen ka shenuar fitore te thelle 4-0 kunder Rosenborgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›