E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali serbi qe dogji flamurin shqiptar me te kaluar ushtarake

XHENOVA- Ivan Bogdanovic kreu i ultrasve serbe i cili ne mbremjen e se martes dogji flamurin shqiptar ne ndeshjen Itali- Serbi ne stadiumin Ferraris ka pasur nje te kaluar ushtarake ne Serbi. I burgosur ne paraburgimin e Xhenovas qe prej te merkures paradite Bogdanovic I njohur dhe si kafsha citohet te kete treguar ne qeli se ne te kaluaren e tij kishte qene ushatarak ne Serbi. Nuk kam asgje kunder Italise e kam me skuadren time- Bogdanovic citohet nga faqja mediatike italiane online Sky.
Ai do te vizitohet sot nga nje avokat. Nderkohe Serbia ka prezantuar faljet e saj zyrtare.
TADIC TELEFON BERLUSKONIN
Presidenti Boris Tadic i ka telefonuar kryeministrit Silvio Berluskoni kane dale ne nje qendrim te perbashket se episodi nuk duhet te ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve.
Serbia na ka percjelle faljet e saj zyrtare dhe formale- ka konfirmuar ministri i Jashtem Franko Frattini ne nje prononcim per median italiane.
Ne mbeshtesim Serbine ne integrimin e saj ne BE sepse- ka shpjeguar Frattinindash kemi interesa strategjike e politike qe Serbia te behet vertet nje vend europian dhe qe keto akte dhe keto banda kriminale te ndalohen dhe te arresohen
Problemi nuk eshte Serbia por jane kriminelet serbve per te cilet qeveria e Beogradit eshte e impenjuar per ti arrestuar
POLEMIKAT NE ITALI
Nderkohe vazhdojne polemikat mbi sigurine ne Itali. Sipas ministrit te Brendshem Maroni policia ka shmangur nje tragjedi nderkohe qe UEFA nuk perjashton saksionet ndaj Italise per faktin se nuk ka garantuar zhvillimin normal te ndeshjes me Serbine.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›