Itali, shpërthim në një fabrikë, të paktën 5 të vdekur

Të paktën pesë persona gjetën vdekjen nga një shpërthim në një fabrikë italiane të fishekzjarreve.
Shpërthimi ndodhi sot në fabrikën në Arpino, rreth 115 kilometra në juglindje të Romës.
Pronari i fabrikës është mes të vrarëve. Punonjësit e shpëtimit ende po kërkojnë për personin e gjashtë nën rrënoja.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.