E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shpëtohet anija me 60 emigrantë në brigjet e Kalabrisë

REXHIO KALABRIA- Një anije peshkimi, në bordin e të cilës ndodheshin të paktën 60 emigrantë, u shpëtua gjatë ditës së sotme rreth 30 milje larg brigjeve të qytetit kalabrez, Roccella Ionica, njoftuan burime nga policia italiane.

Anija, që dukej se kishte probleme, u pikas nga disa helikopterë të forcave të policisë bregdetare, që po kryenin operacione kontrolli rutinë në rajon dhe më pas u shoqërua pranë brigjeve nga ekipet e Rojës Bregdetare Italiane.

Pasagjerët e anijes, 28 prej të cilëve meshkuj, 9 femra dhe 23 të tjerët fëmijë, treguan se vinin nga Siria dhe Egjipti, i pari vend që po përballet me një konflikt të përgjakshëm për mbi dy vjet dhe tjetri po ashtu vend i përfshirë nga trazira dhe gjakderdhje.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›