Itali, shqiptarët me konsull të rremë

Në aktivitete të ndryshme për promovimin e biznesit dhe turizmit shqiptar në Itali shfaqet emri i Giovanni Fiera, si konsulli i nderit i shqiptarëve.
Ambasadori shqiptar në Rome, Llesh Kola ka konfirmuar për Top Channel se mandati i Fiera ka përfunduar prej dy vjetësh, por ai vazhdon aktivitetin e tij.
“Fiera nuk po i kryen aktivitetet brenda mandatit të tij, por me emrin e tij persona”, ka deklaruar ambasadori Lleshi.
Fiera vazhdon rrugën e tij duke prezantuar shumë projekte, të cilat për fat të mirë kanë mbetur pezull për shkak se nuk janë derdhur fondet.