E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Prifti:Lehtësira për biznesin fason

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta si dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti zhvilluan sot një takim me përfaqësues të fasonëve.
Meta tha se i duhet dhënë më shumë mbështetje biznesit të fasonëve në vend. "Me dialog të vazhdueshëm dhe masa të vazhdueshme në ndihmë të bisnesit të fasonëve do të mund të behet një shtim i kapaciteteve të ketij biznesi. Ky është një sektor që duhet ta mbështesim të gjithë", tha ai.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti tha se biznesi fason ka një rëndësi të veçantë pasi ka një numër të lartë të punësuarish. "Ne kemi dhënë një fond të veçantë për këtë biznes. Ky fond që duhet të shpenzohet brenda këtij viti shkon për biznesin fason dhe për teknologjitë e reja", u shpreh ai. Sipas tij shumë shpejt do vihet në zbatim edhe një fond prej 25 milionë euro për teknologjitë e reja për rinovimin e teknologjisë.
Ministri deklaroi se qeveria do ndjekë politika lehtësuese për biznesin fason si për shembull ulje 25% e taksës për sigurimet shoqërore. Po sipas tij biznesit fason mund t'i falen kamatvonesat për pagesat që kanë vonuar për t'i ardhur atyre në ndihmë .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›