E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shtyhet procesi gjyqësor nga Berluskonit

Procesi gjyqësor kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili akuzohet të ketë paguar në këmbim të seksit, nisi paraditen e së mërkuës në Milano, por është shtyrë. Vetëm disa minuta pasi filloi seanca dëgjimore, gjyqtari e ka shtyrë procesin për në 31 maj.

Seanca është shtyrë pasi Berluskoni nuk është paraqitur në gjykatë, madje as protagonistja për të cilën bëhet fjalë në këtë ngjarje, nuk ishte e pranishme. Bëhet fjalë për Marokenen, Karima El-Mahroug. Edhe Berluskoni edhe vajza në fjalë apo siç njihet ndryshe Rubi, i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Berluskoni gjithashtu akuzohet për abuzim me pushtetin pasi ndërhyri për lirimin El Mahrougut nga burgu. Kreu i këshillit te ministrave, thekson se akuzat kundër tij janë politikisht të motivuara.
 

Berluskoni rrezikon deri në 15 vjet burgim nëse akuzat kundër tij vërtetohen. Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të prezantohen 20 mijë dokumente dhe rreth 40 femra do të thirren për të dëshmuar.

Edhe më herët ishte parashikuar se Berluskoni nuk do të paraqitej personalisht në gjykatën e Milanos, megjithatë gazetarë të shumtë dhe ekipe televizive ishin të pranishëm për fillimin e njërit prej proceseve gjyqësore, për të cilin është folur më së tepërmi në historinë aktuale italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›