E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, trupat britanike vrasin një grua

Policia e Afganistanit ka deklaruar se trupat britanike kanë vrarë një grua afgane në një aksident rrugor në Kabul.

Zëdhënësi i trupave të prirë nga NATO-ja konfirmoi se ka patur një aksident ku ishin përfshirë disa ushtarë të koalicionit, por refuzoi të bënte komente të tjera, duke thënë se ngjarja ende po hetohet.

Aksidenti ndodhi në kohën kur janë shtuar ndjenjat anti-perëndimore pas djegies së kopjes së Kuranit nga një kishë e vogël në shtetin amerikan të Floridës, gjë që nxiti protestat në mbarë Afganistanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›