Itali, shuhet familja për tokën
Pese anëtarë te se njëjtës familje janë vrare ne një fshat ne Italinë jugore, pas një konflikti për token. Policia ka nisur hetimet për te mësuar me shume për ngjarjen ku mbeti i vrare 61-vjeçari Domeniko Fontana dhe katër djemtë e tij, te moshës nga 19 deri ne 37 vjeç. Mediat vendase bëjnë me dije se autori i krimit është vetëdorëzuar ne polici, duke deklaruar se ishte i lodhur me sherret qe zhvillonte gjithmonë me anëtaret e familjes Fontana. Megjithatë, dyshohet qe ne ngjarje te ketë marre pjese me shume se një person.
Shpërndaje