SHBA, bora paralizon fluturimet
Aeroportet janë rihapur ne pjesën veri-lindore te ShBA-ve, pasi stuhitë e dëborës sollën anulimin e te paktën 7 mije fluturimeve ne periudhën e fluksit pas Krishtlindjeve. Situata është normalizuar ne Nju Jork, Boston dhe Filadelfia. Por zyrtaret paralajmëruan se do te nevojiten disa dite për te rregulluar axhenden e fluturimeve për dhjetëra-mijëra pasagjere qe mbeten te bllokuar si pasoje e kushteve ekstreme te motit. Stuhitë sollën edhe viktimat ne rrugët e shteteve me te goditura ne brigjeve lindore te ShBA-ve, ndërsa Masacusets, Merilend, Nju Xhersi, North Karalina dhe Virxhinia shpallen gjendjen e emergjencës. Ne Nju jork, gjate dy ditëve te fundit ka rene me shume se 51 centimetra dëborë. Kryeqyteti i vendit, Uashingtoni, i shpëtoi stuhisë se madhe, e cila këtë te marte u zhvendosur ne brigjet e Kanadasë.
Shpërndaje