E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shuhet familja shqiptare, autorë dyshohen 2 shqiptarë

PAVIA- Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Një vajzë 4-vjeçe, e ëma e saj dhe tezja janë vrarë, ndërkohë që një burrë (ndoshta i ati i vajzës) është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, të tre viktimat (emrat e të cilave nuk bëhen të ditura) janë qëlluar me thikë dhe sipas policisë vrasja është bërë për larje hesapesh.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia të Italisë, në një apartament që mendohet se është banesa e viktimave, që sipas mediave italiane janë shqiptarë.

Autorët, sipas të dhënave të para të hetimit, dyshohet se janë dy shqiptarë rreth të 30-ve, të cilët ia kanë mbathur menjëherë pas krimit. Policia i ka shpallur në kërkim, por gjithashtu nuk bën me dije identitetin e tyre.

Dyshohet për një konflikt disa mujor mes dy familjeve shqiptare. Një natë më parë, para pallatit janë dëgjuar disa të shtëna pistolete. Dyshohet se ata që kanë shtënë kanë qenë dy shqiptarët, banues në Italia, që tashmë janë të dyshuarit e para të ngjarjes.
(la repubblica.it)



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›