E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina jashtë rruge, plagosen rëndë 4 pjesëtarë të një familjeje

BERAT- Katër pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur rëndë kur makina me të cilën udhëtonin ka dalë jashtë rruge.

Ngjarja ndodhi sot pranë fshatit të quajtur Kutalli, rrugës për në qytetin e Beratit. Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes makina ka dalë jashtë rruge dhe më tej është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit u plagosën shtetasit Sherif dhe Hamide Ahmetaj përkatësisht 75 dhe 70-vjeç dhe Dashnor dhe Donika Ahmetaj përkatësisht 41 dhe 31-vjeç.


Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, për të cilën ende nuk është dhënë ekspertiza.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›