E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, situatë kaotike pas tërmetit, mbledhje urgjente të qeverisë

Pariqitet shumë tragjike situata në Akuila në Itali pas goditjes nga një tërmet. Qindra persona enden në mes të rrugëve dhe mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me batanije. Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të friksuara nga tronditja e mbrëmshme. Ndërkohë që njoftohet që sa vjen e rritet bilanci i viktimave duke shkuar në 50 numri i viktimave dhe 40 numri i personave të zhdukur. Mësohet se ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë. Gjithashtu qeveria ka njoftuar për një mbledhje urgjente në orën 19:00 për të diskutuar për situatën e vështirë që ndodhet rajoni i Akuilës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›