Mbetet ende pa zgjidhje çështja e shamive nëpër shkolla
Mbetet ende e pazgjidhur çështja e shamive mes komunitetit mysliman dhe ministrisë së arsimit. Ndërsa kjo e fundit konsideron të papranueshëm fenomenin e vajzave të mbuluara në shkollë, komuniteti reagon duke thënë se shamia nuk është indoktrinim, por obligim i besimit përkatës. Nisur nga kjo përplasje mes dy institucioneve ditët e fundit, komuniteti musliman ka kërkuar një takim me Ministrin Beja, ndonëse asnjë përgjigjie nuk është dhënë deri më tani. Komuniteti mysliman nuk do të acarojë më tej këtë konflikt të lindur, ëpr shkak të përjashtimit të disa vajzave me shami në shkollë, dhe kërkon një zgjidhje të arritur me mirëkutim, në të kundërt mund t'i drejtohen gjykatës. Ditë më parë në qytetin e Burrelit, dy vajza, njëra në arsimin 9 - vjeçar dhe tjetra në gjimnaz, nuk janë pranuar në mësim, për shkak të veshjes me ferexhe. Ky veprim ka rihapur edhe një herë debatin për veshjet e femrave myslimane, i cili këtë herë ka rritur tensionin mes dy institucioneve.