E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali te shtena me arme mes shqiptareve

Disa shtetas shqiptarë në Itali janë përfshirë gjatë natës në një shkëmbim zjarri në një klub nate në qytetin e Romës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave tre shqiptarë, të pamaskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në lokalin “Vox Maris” dhe kanë hapur zjarr ndaj një shqiptari tjetër.

Ky i fundit, saktësojnë burimet, është prekur vetëm nga një plumb dhe nuk është në rrezik për jetën, ndërsa tre atentatorët janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë të shtënave kanë mbetur të plagosur lehtë edhe një 30 vjecar rumun, si dhe një 39 vjecar italian. Lokali është sekuestruar nga policia, e cila po kryen hetime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›