E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me studentet Nuk do lejojme cenimin e demokracise

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi sot nje takim me studente 20- vjecare ne perkujtim te 20-vjetorit te rrezimit te simboleve te diktatures komuniste
Topalli ishte e shoqeruar dhe nga deputetja e PD-se Rajmonda Bulku pjesemarrese e levizjes se dhjetorit te vitit 1990.

shte nje moment i vecante qe bisedoj me ju eshte nje moment reflektimi per te gjithe ne. Ky eshte nje pervjetor shume i vecante. Ju nuk keni qene deshmitar te nje sistemi diktatorial ekstrem sic ka qene historia e regjimit perpara vitet 90 nje regjim i eger me i egri ne krahasim me te gjitha vendet e tjera te Evropes qe kane vuajtur nga ky sistem. Por perseri ne jemi nje komb qe dhe pas 500 viteve pushtim 50 viteve diktature perseri rilindja jone ka qene e orientuar nga perendimi nga vlerat e lirise demokracise dhe kjo eshte nje vlere e jashtezakonshme u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Topalli iu tha setudenteve se demokracia eshte nje vlere e jashtezakonshme duhet perkujdesje per te dhe kjo duhet te behet nga te gjithe. Duhet te besojme ne kete sistem duhet te besojme ne keto vlera kushdo qe te perpiqet qe ta kercenoje demokracine nuk duhet te lejohet kurre asnjehere. Ne jemi vendi qe kemi paguar me shume se kushdo tjeter mungesen e lirive dhe te te drejtave. Ne nuk mund te lejojme kurre per asnje arsye per ambicie individuale personale te pushtetit qe te kercenojne me dhune ne besojme tek zgjedhjet tek vota e lire tha Kryetarja e Kuvendit.

Sipas Topallit Shqiperia ne keto 20 vite ka bere hapa gjigante drejt zhvillimit dhe progresit duke u bre anetar i NATO-s dhe vend qe leviz pa viza ne hapesiren shengen si dhe aspirante per BE-ne

Kryetarja e Kuvendit gjate takimit te saj me studentet i quajti ngjarjet e 21 janarit nje skenar te turpshem dhe te paralajmeruar per marrjen e pushtetit me dhune me cdo cmim dhe me cdo mjet.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›