Itali termet i fuqishem ne veri

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e së martës veriun e
Italisë, origjina e të cilit është lokalizuar në rajonin Emilia Romanja.
Sipas mediave lokale, fuqia e lëkundjes sizmike është vlerësuar 5.8 ballë dhe është ndjerë në qytetet Milano e Bolonja, ku punonjës të sektorit publik janë evakuar nga ndërtesat.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 40 kilometra në veri të Bolonjës dhe 60 kilometra në lindje të Parmës, në një thellësi prej 9.6 kilometrash.
Lëkundja është regjistruar në orën 09:03 me orën lokale dhe për momentin nuk raportohen dëme materiale dhe në njerëz. Tërmeti i sotëm vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën.
Ai tërmet shkatërroi disa ndërtesa shekullore dhe kulturore të Italisë, si dhe ishte më i rëndi që goditi vendin që prej tërmetit të vitti 2009 në Akuila, ku humbën jetën afërsisht 300 persona.