E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurimi i monumenteve te kultures

Është prezantuar projekti i restaurimit të xhamisë së Prezës që i përket shekullit të 16-të, e cila ndodhet në Kalanë e Prezës. Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Aldo Bumçi bëri me dije se në bashkëpunim me agjensinë turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, do mund tu sjellin shkëlqimin e dikurshëm 5 xhamive që janë Monument Kulture. Fondi për restaurimin e këtyre xhamive është plotë 4 milion euro. Kalaja e Prezës e cila ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës është  kthyer në një pikë turistike mjaft e vizitueshme falë  përmiresimit të infrastrukturës rrugore që i është bërë një vit më parë nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›