Tre policë, që luftuan në Vjenë kundër terroristëve, ishin shqiptarë
Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë, ishin shqiptarë nga Kosova, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në Berlin, para takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vienë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvizoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policies, që I’u përgjigjën sulmeve të mbrëmshme, ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë, për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirëintegrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. /DW