Itali tragjedia ne det kerkohen te mbijetuar

Dy pasagjerë koreanë u gjetën të gjallë në kryqëzorin e mbytur mëngjesin e së shtunës, ndërsa vazhdojnë kërkimet intensive për të gjetur të mbijetuar.
Çifti, i cili ishte duke kaluar muajin e mjaltit, arriti të mbijetonte për më shumë se 24 orë në anijen e përmbysur dhe pothuajse krejtësisht të fundosur.
Ata u lokalizuan nga polumbarët që po kontrollojnë dhomë për dhomë, pasi dëgjuan zëra që vinin nga një kabinë pjesërisht e përmbytur.
Megjithatë, burime të skuadrave të kërkimit thanë të dielën për mediat italiane se po vazhdojnë kërkimet edhe për 40 persona të tjerë, të cilët janë shpallur zyrtarisht të humbur.
Deri tani, dy pasagjerë francezë dhe një antar peruan i bordit janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 30 persona të tjerë janë të shtuar në spital me dëmtime serioze.
Ndërkohë, kapiteni i anijes është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje për rrethanat që sollën aksidentin tragjik.
Kryqëzori “Costa Concordia”, e cila mbante më shumë se 3 mijë turistë dhe 1 mijë antarë të ekuipazhit në momentin e tragjedisë, goditi një gur pranë bregut të ishullit të Gilios dhe u fundos në harkun kohor të pak orëve.
Shumë prej të mbijetuarve arritën të notonin deri në bregun e afërt, ndërsa operacioni i shpëtimit u konsiderua “model”. Megjithatë, raportimet fillestare për vetëm tre të vdekur duket se ishin shumë optimiste, ndërsa të humburit tashmë janë 40.