E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet deputeti vetvendosjes

Protagonistët e përplasjes në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku policia ndërhyri në oret pasdites ishin deputete dhe vetë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai u ndalua bashkë me të tjerë dhe u rrah nga policia. Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se Konjufca është lënduar rëndë.

Rreth orës 22, ai u lirua nga Komisariati i Gjilanit, ku siç njofton Lëvizja Vetëvendosje ai është dhunuar sërish nga policia.

Liburn Aliu dhe Visar Ymeri ishin po ashtu në mesin e të lënduarve. Ndërhyja e njësisë speciale edhe në afërsi të portës kufitare Dheu i Bardhë erdhi rreth orës 18, pasi që më parë dështuan bisedimet me drejtuesit e Vetëvendosjes që protestuesit të shpërndahen të qetë.

Gjatë ndërhyrjes janë arrestuar më shumë se 30 aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa sipas Policisë së Kosovës janë lënduar 3 zyrtarë policorë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë.

Kësisoj, vetëm 7 orë ka zgjatur protesta e Vetëvendosjes e cila ishte thënë se do të zgjaste derisa qeveria të zbatonte vetë vendimin e Kuvendit për reciprocitet.

Gjatë kohës sa rruga ishte e bllokuar në afërsi të portës kufitare Dheu i Bardhë, asnjë kamion me mallra serbe nuk hyri në Kosovë.

Në orët e vona të së shtunës mbrëma, Policia e Kosovës njofton se situata në rrugën që çon në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë është normalizuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›