E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, veriu goditet nga moti i keq

Nuk ka me dite te ngrohta ne Itali. Fqinji i pertej Adriatikut eshte perfshire nga moti i keq, qe ka goditur praktikisht te gjithe territorin e vendit, por me i prekuri eshte veriu.

Ne Gjenove, aeroporti dhe porti i qytetit jane mbyllur, radhe te gjata automjetesh mbushin autostradat, ndersa 6 persona ne bordin e nje trageti mbeten te plagosur.

Mbi anijen u perplasen erera me shpejtesi 120 km ne ore, duke sjelle batimin.

Nje person konsiderohet i zhdukur ne Friuli. Burri kish humbur kontrollin e automjetit e ka perfunduar ne lume.

Skuadrat e zjarrfikesve jane bombarduar nga kerkesat per ndihme. Vetem gjate nates pati ne Rome 140 nderhyrje te tyre pas furtunes qe shkaktoi permbytje rrugesh ne kryeqytet e peme te thyera.

Mbrojtja civile ka dhene alarmin per rajonet qendrore dhe ato te veriut te vendit, ndersa vete kryeministri Silvio Berluskoni nuk perjashton mundesine e situatave te emergjences.

Nga e premtja, sipas metereologeve, do te mberrije dhe i ftohti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›