McCain akuza ndaj Obames

Gjate mitingut ne Defians te Ohajos, ai kritikoi Obamen per voten ne favor te projektligjit per energjine ne vitin 2005, e cila parashikonte heqje te taksave per kompanite e naftes, ndersa ai kishte votuar kunder.
Sulmi erdhi pasi kompania e naftes “Ekson Mobil” raportoi te ardhura rekord, ndersa shifra e fundit tregon se ekonomia amerikane eshte ne tkurrje.
“Nese une zgjidhem president i SHBA-se - tha McCain – atehere ne do te ndalojme dhenien e 700 miliarde dollareve per te paguar naften tek vendet qe nuk na kane fort qejf. Ne duhet te shpojme puse ne det dhe ta bejme tani kete”.
Nderkohe Obama po zhvillon fushaten ne Florida dhe tha se McCain nuk po ben asgje tjeter, vecse vazhdon te ndjeke gjurmet e Bushit.
Ai iu referua shifres se Departamentit të Tregtise qe tregoi se ekonomia amerikane eshte tkurrur me 0.3% te normës vjetore, gjate tremujorit te trete te ketij viti, nga muaji korrik në shtator.
Ish-zevendespresidenti Al Gore do te zhvilloje mitingje ne Florida ne mbeshtetje te Obames – shtet qe ai e humbi ne vitin 2000.
Sondazhi i fundit i Rasmusenit tregon se Obama kryeson ndaj Mek Keinit ne rang kombetar me 5 pike perqindje ose 51% me 46%.