E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vijon fluksi i zbarkimeve të emigrantëve

Vijon pa ndalur fluksi i zbarkimeve në ishullin e Lampeduzës në Itali, me emigrant të ardhur kryesisht nga vendet afrikane, në veçanti nga Tunizia. Gjatë orëve të fundit kanë mbërritur edhe tre varka të tjera me një bord 159 emigrantë, të cilët janë shoqëruar nga patrullat e rojës bregdetare dhe “ Guardia di Finanza”.

Mbërritja e tre barkave të tjera u njoftua gjatë mbrëmjës, ndërsa emigrantët ishin ende në lundrim drejt ishullit. Barka e parë më 54 ekstrakomunitarë, mbërriti në port rreth mesnatës, 58 të tjerë mbërritën rreth orës 1 të mëngjesit dhe 39 më të fundit zbarkuan rreth orës 3 të mëngjesit.

Në 24 orët e fundit, menjëherë pas përmirësimit të kushteve në det, janë regjistruar 10 zbarkime te emigranteve tuniziane. Të mërkurën është regjistruar hyrja e 500 emigrantëve të gjithë të transferuar në qendrën e pritjes në Lampeduza, prej nga ku janë organizuar më pas edhe transferimet në qendra të tjera. Javën e kaluar nuk pati fluks emigrantësh për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar e dallgë të mëdha. Ndërkohë,vetëm në shkurt nga Tunizia në këtë ishull kanë mbërritur rreth 5.000 refugjatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›