Vrasja e amerikanëve, 21-vjeçari pranon autorësinë
21-vjeçari me origjinë kosovare Arid Uka, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ai ka pranuar autorësinë gjatë marrjes në pyetje nga policia.
Sipas tij Uka ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik.
Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
Një shok i klasës ka thënë për Bild se Aridi ishte shumë i qetë, por i rezevuar dhe se ai nuk kishte miq.
Ndërkohë dy ushtarët e plagosur vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital.