Itali, viktimë e tërmetit një 4-vjeçare shqiptare

Në termetin e Akuila-s në Itali mes rrënojave ka qenë edhe një vogëlushe shqiptare.Ambasada Shqiptare në Romë, konfirmon lajmin, se në tërmetin e sotëm ka humbur jetën vogëlushja E.B e datëlindjes 2005, e identifikuar edhe nga babai i saj.Sipas burimeve të Ambasadës Shqiptare në Romë, kjo ështe e vetmja viktimë shqiptare, që qe rezulton deri tani. Nëdërkohë që ka arritur në 150 të vdekur bilanci i viktimave të tërmetti që ka goditur Abrucon. Lajmi bëhet me dije nga burime pranë spitalit. Sipas "Corriere della Sera" 1500 persona janë të plagosur dhe po marrin ndihmën mjekesore në spitale të zonës. Ndihma në mbështetje të Italisë është ofruar edhe vende të tjera. Në zonën e Abrucos janë dërguar 1640 anëtarë të skuadrave të shpëtimit dhe 677 mjete shpëtimi për shkak të emergjencave të termetit. Në vendngjarje ndodhen gjithashtu 71 njëesi ushtarake. Sipas medias vendase në zonë janë ngritur pesë qendra operative në Akuila, Picoli, Roka di Mexo, San Demetrio dhe Paganika. Banorët ende të traumatizuar nga ajo që ka ndodhur janë përfshirë nga paniku, për shkak të informacioneve se lëkundje të tjera pritet të trondisin Akuila-n.