E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali votohet per presidentin

Deputetët dhe senatorët italianë janë grumbulluar në Parlament, ku po zhvillohen votimet për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Presidenti Giorgio Napolitano, 87-vjeçar, përfundoi mandatin e tij 7-vjeçar dhe do të tërhiqet nga politika. Sipas mediave italiane, favorit kryesor është ish-kryetari i Senatit, Franco Marini, i mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Bersanit. Megjithatë, kandidati i qendrës së majtë nuk arriti të grumbullonte shumicën e dy të tretave të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur në mesditë. Dy raunde të tjera do të zhvillohen gjithashtu të enjten, në të cilat në mënyrë që një kandidat të dalë fitues, duhet të grumbullojë më shumë se dy të tretat e votave. Në Itali, roli i Presidentit është gjerësisht ceremonial, por në krizën politike që ka mbërthyer vendin, figura e kreut të shtetit ka marrë një vlerë të shtuar dhe pritet që të ndërmjetësojë në zgjidhjen e ngërçit politik ose në të kundërt, të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Midis kandidatëve të tjerë për president, përfshihen edhe dy ish-kryeministrat Giuliano Amato dhe Massimo D’Alema.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›