E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vritet me thikë 27 vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë sot në Itali. Xhevahir Malaj, 27 vjeç, është vrarë mëngjesin e sotëm në Caserta të Italisë.
Burime policore nga vendi fqinj bëjnë me dije se 27 vjeçari ishte person me precedentë penale. Gjithnjë bazuar në këto burime, ngjarja ka ndodhur pas një sherri masiv mes shqiptarësh.
Dyshohet se përplasja ku mbeti i vrarë pas goditjeve me thikë Malaj mund të ketë ardhur pas mosmarrëveshjeve për trafikun e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›