E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero synon skudeton dhe Botërorin

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero tashmë e ka të qartë se çfarë dëshiron këtë sezon, të fitojë skudeton me biankonerët dhe të jetë pjesë e Kupës Botërore me kombëtaren italiane.
"Entuziazmi dhe pasioni është bazë e punës time. Ëndërrova të bëhem një futbollist i madh dhe u bëra", ka thënë Del Piero.
"Kampionati dhe Kupa Botërore janë dy qëllime të cilat shkojnë dorë pas dore, së bashku me përzgjedhjen e Lippit. Sigurisht se mund të arrijë në kombëtare përmes Juventusit dhe duhet të përqendrohemi. Kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe dëshirojmë të fitojmë", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›