E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali vritet nje shqiptar ne Ravena

Një i ri shqiptar është vrarë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në provincën e Ravenës, në Itali.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave trupi i 25-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik, u gjet në mes të rrugës.

Sipas burimeve, i riu është qëlluar me plumb në kokë nga një grup personash të armatosur dhe të maskuar.

25-vjeçari, i martuar dhe me bashkëshorten e tij që priste një fëmijë, shiste fruta dhe perime. Mësohet se mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›