E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,7 të vdekur nga moti i keq

Dita e parë që sinjalizon edhe ardhjen e stinës së verës, ka nisur me një bilanc tragjik për Italinë. Të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e e kushteve të këqija atmosferike, brenda 24 orëve. Në Puglia, dy të moshuar kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve masive. Në Veneto, dy gra nga Moldavia, u mbytën si pasojë e furtunës në det. Në Bolonja, gjithashtu për shkak të kushteve të këqia atmosferike dy të tjerë kanë humbur jetën, për t'i shtuar kësaj liste tragjike edhe një serfist që u përplas në një bordurë si pasojë e erës së fortë, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme. Në Puglia, e moshuara e parë ishte një grua 62 vjeçare që vdiq në Cavallino, pasi mbeti e bllokuar në ashensor dhe kabina u mbush me ujë. Ndërsa personi i dytë ishte një avokat, 80 vjeçar, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij, ndërsa po kalonte një mbikalim.
Ndërsa dy shtetaset moldave që vdiqën në Veneto, ishin rreth të 35-ve dhe humbën jetën ndërsa ishin duke notuar. Në disa zona shpëjtësia e erës ka arritur deri në 100 km në orë. Stuhitë e forta në Romë, janë shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. Këto kanë shkaktuar thyerje të pemëve, përmbytje të mëdha në fshatra e qytete, si edhe tornado. Edhe Napoli është goditur nga kushtet e këqija atmosferike. Nga furtunat janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme dhe përmbytje të mëdha. Në disa qendra të banuara janë evakuuar banorët dhe janë mbyllur disa linja të transportit. Probleme janë regjistruar edhe në Kalabri nga erërat e forta dhe reshjet e shiut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›