Akuzat PDK-AAK,analistët: Të panevojshme
Duke iu referuar ashpërsimit të javës së fundit të fjalorit politik ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, disa nga analistët kosovarë e vlerësojnë të panevojshme këtë ngritje tensioni në prag të zgjedhjeve. Të tjerët ndërkaq vlerësojnë se tensionimi nuk po bëhet për interesa të publikut, por për çrregullim raportesh rreth interesave ekonomike të partive përkatëse.
Akuza dhe kundërakuza janë këmbyer gjatë javës që lamë pas, ndërmjet partisë në pushtet PDK-së dhe asaj në opozitë AAK. Për analistin Rrahman Paçarizi, është normale që të ngritët tensioni para zgjedhjeve, por ky lloj ashpërsimi i diskutimit politik ka degjeneruar deri në fyerje personale që, sipas tij, do të ketë efekte negative te votuesit, "sepse do të dëshmojnë se këta persona nuk janë mjaft të përgjegjshëm lidhur me fjalën e tyre publike".
Ndërsa Avni Zogiani, nga organizata "ÇOHU" thotë se këtë debat e ka nxitur rrezikimi i interesave ekonomike e jo çështje që kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve. Sipas tij deri tani ka pasur një qetësi politike pikërisht për faktin se ka pasur një ndarje interesash mes partive, pavarësisht se a kanë qenë në pushtet apo në opozitë. Nga ana tjetër, për zhvillimet mes PDK-së dhe AAK-së, kanë reaguar edhe përfaqësues të partive të tjera politike duke i konsideruar si të pafavorshme për qytetarët e Kosovës.