E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali:Ndalohen tre shqiptarë të akuzuar për vrasje

Tre shtetas shqiptarë të akuzuar për vrasje janë vënë në prangat e policisë italiane. Agjentët e policisë kufitare të Barit ndaluan Sokol Seferin. 39 vjeçari akuzohet për vrasjen e një rumuni, pas një sherri që kishte ndodhur në Corigliano Calabro. Ndaj rumunit ishte ushtruar dhe dhunë fizike.

Pasi kishte mundur të largohej nga qyteza e vogël e kalabrisë me makinën e tij, Seferi ishte shpallur në kërkim. 39-vjeçari u ndaluar mbrëmjen e së premtes (16 gusht), teksa po tentonte të largohej në Shqipëri me një traget të linjës Bari- Durrës.

Makina e tij është sekuestruar, transmeton Shekulli online.Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, e cila i referohet policisë, vrasja e Dumitrache Ciobanu, 43 vjeç mbrëmjen e së premtes mund të ketë lidhje me kontrollin e prostitucionit mes rumunëve dhe shqiptarëve. Policia italiane ka ndaluar për akuzën e vrasjes edhe 2 shqiptarë të tjerë; Dritan Rukon 33 vjeç dhe Kadri Mona, 32 vjeç./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›