Nishani shpallet “Qytetar nderi” i Libohovës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Libohovës - për kontributin që ka dhënë si ‘personalitet i shquar me vlera, si ministër reformator në disa qeveri, president i Republikës, diplomat e atdhetar, burrë shteti’.
Në fjalën e tij Nishani ka vlerësuar emrat qe kanë lënë gjurme në historinë e Libohovës dhe krejt vendit, kontributin e brezava të tërë, duke e cilësuar si qytetin e kadilerëve dhe kështjellën e fundit antikomuniste.
Si raporton BW, ky titull i është dorëzuar në festën tradicionale të përvitshme “Tradita Libohovite”, ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta, banorë, emigrantë, etj. /Indeksonline