E Martë, 3 Nëntor 2026

Italia, 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit

Qeveria miratoi të enjten një projektvendim që synon zhvillimin e “Ekonomisë Blu”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në konferencën për mediet pas mbledhjes së qeverisë, tha se, “qeveria shqiptare është në një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë italiane, që do të mundësojë një financim prej 25 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës së peshkimit në vendin tonë”.

Sipas Denajt, përmes këtij financimi “do të investojmë jo vetëm nëpërmirësimin e kushteve për peshkimin artizanal por edhe në ngritjen e markatave të reja për produktet peshkore”.

Ajo shprehu bindjen për ratifikimin e kësaj marrëveshjeJE në Kuvend, brenda këtij viti me qëllim siç tha ajo, “zbatimin e investimeve të rëndësishme në sektorin e peshkimit”.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›