E Martë, 3 Nëntor 2026

Koncesioni mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit, Shqipëria fiton arbitrazhin kundër Durrës Kurum

Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. 

Pretendimet e Kompanive Durres Container Terminal SH.A, Metal Commodities Foreign Trade Corp. dhe Altberg Developments LP,  lidheshin me ndërprerjen e koncesionit mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. 

Paditësit kërkonin dëmshpërblim në shuma që tejkalonin vlerën e 100 milionë dollarëve amerikanë.

Nga ana e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes argumenteve ligjore e ka fituar këtë çështje në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Tribunali i gjykatës së arbitrazhit ICSID unanimisht vendosi që koncesioni u ndërpre në respektim të legjislacionit vendas nga gjykatat shqiptare sipas procedurës së rënë dakord në kontratë dhe hodhi poshtë pretendimet e Paditësve që një ndërprerje e tillë ishte kryer me qëllim dhe jo në mënyrën e duhur nga autoritetet shqiptare, konkretisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tribunali gjithashtu urdhëroi paditësit të paguajnë shumicën e shpenzimeve dhe kostove të Republikës së Shqipërisë në këtë proces arbitrazhi.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›