E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia 34 tone ndihma ndaj Shqiperise

Ne pergjigje te kerkeses se qeverise shqiptare per ndihme ne kete rast fatkeqesie qeveria italiane permes Departamentit te Mbrojtjes Civile ne bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Kryqin e Kuq Italian do te dergoje nje ngarkese ndihmash per te permbushur nevojat baze te te permbyturve.

Kryesisht ndihmat e mbledhura sipas raportimit te mediave italiane konsistojne ne veshje dhe produkte te higjienes personale. Ato jane destinuar kryesisht per zonen e Shkodres e goditur rende nga permbytjet e diteve te fundit.

Pritet qe kontingjenti italian i ndihmave te mberrijne me traget permes linjes Bari-Durres. Jane pese kamione me nje peshe gjithsej prej 34 tone te vena ne dispozicion te Kryqit te Kuq Italian dhe se bashku me 11 vullnetare dhe profesioniste ishin parashikuar te niseshin mbremjen e vone te se dieles nga Bari drejt Durresit e me pas drejt Shkodres gjate dites se sotme.

Nje ekip prej tre zyrtaresh te Departamentit te Mbrojtjes Civile eshte angazhuar gjithashtu qe te organizoje veprimet kete mengjes te se henes lidhur me procedurat ne dogane dhe per te koordinuar transferimin e aseteve ne ndihme te autoriteteve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›