E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Duka Investime elektorale

Njolla e zonave te permbytura ne gjithe vendin po zgjerohet cdo dite e me shume duke rrezikuar shume shtepi e familje.

Ish-ministri i Bujqesise Agron Duka ne nje interviste per Top Channel thote se pas viteve lsquo90 jane marre masa te vogla per parandalimin e permbytjeve cka edhe sot tregon se kane qene te pamjaftueshme.

Gjithmone jane marre masa per perballimin e permbytjeve sic merrene dhe sot por jo ne nivelin e duhur. Qeverite bejne investime ne infrastrukture te dukshme te prekshme per njerezit dhe harrojne ne kohen e duhur ne kete drejtim deklaron ish-ministri Duka.

Ish-ministri i Bujqesise kujton se te pakten 50 e elektropompave te hidrovoreve jane te vjetra dhe duhen nderruar dhe duhet te percaktohet ligjerisht se kush i administron kanalizimet ujerave te larta.

Duka kujton se dikur ka ekzistuar nje projekt ku ne Liqenin e Shkodres duhej te ndertohej nje argjianture e cila do te ndante ne menyre te perhershme pjesen e qytetit nga pjesa tjeter nje projekt i cili sic deshmojne edhe faktet ka mbetur ne leter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›