E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, Abete kerkon Totti-n ne kombetare

Rikthimi i Lippi-t ne stolin e kombetares se Italise rindezi edhe debatin per rikthimin e Totti-t me fanelen e kalter dhe per ta futur ne rruge zyrtare kete ide, presidenti i federates Giancarlo Abete i ka kerkuar kapitenit te Romes te mendohet edhe nje here.

“Totti ka moshen e duhur edhe per nje tjeter boteror”, eshte shprehur Abete, duke e lene zgjedhjen perfundimtare ne doren e sulmuesit. “Kjo vazhdueshmeri e shkelqyer dhe marredhenia e mire me Lippi-n, i cili mendon se eshte lojtari i duhur edhe per nje boteror tjeter, mund ta rikthejne ne kombetare”, ka theksuar shefi i federates.

Me tej, ai foli edhe per ceshtjen “Amauri”, i cili prej kohesh ndodhet mes dy kombetareve, asaj te Brazilit dhe Italise. “Duhet te presim marrjen e shtetesise se bashkeshortes dhe me pas marrjen e shtetesise se tij. Shpresojme qe nje gje e tille te ndodhe sa me shpejt”, pohoi Abete.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›