E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City, 42 milione dhe 5 emra per merkaton

Kur duhen edhe pak dite nga hapja e merkatos se dimrit, Manchester City piketon objektivat.

Skuadra me buxhetin me te madh ne Premier League pritet te jete mjaft agresive per te forcuar grupin aktual. Renditja ne zonen e ftohte te renditjes nuk i ka kenaqur aspak drejtuesit, te cilet synonin ta shikonin skuadren “Citizens” ne zonen e Champions League.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, buxheti per kete merkato eshte 42 milione euro. Objektivat kryesore jane Bellamy i Aston Villa-s, Bridge i Chelsea-s, Santa Cruz i Blackburn, Senna i Villarreal dhe Toure qe aktivizohet ne radhet e Arsenal.

Edhe pse disa prej emrave duken te pamundur per te mberritur ne muajin janar tek Manchester City, oferta e manjatit arab te naftes mund te rritet ndjeshem, pasi e vetmja gje qe nuk i mungon shoqerise ne keto momente, jane te hollat.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›