E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia-Bregu Fildishtë, ja si luajnë të kaltërit

Italia e re do të debutojë sot në mbrëmje në orën 20 e 45 kundër Bregut të Fildishtë. Shumë janë elementët e rinj mes të cilëve edhe trajneri Prandelli që ka marrë këtë detyrë për dy vitet e ardhshme nga Presidenti i Federatës Abete. Në Londër në stadiumin Apton Park të kaltërit do të kene përballë një kundërshtarë të vështirë si Bregun e Fildishtë por ky i fundit nuk do të ketë në përbërje kapitenin Drogba. Prandelli ka bërë të ditur se kombëtarja e tij do ta fillojë nga Abc-ja pra nga Amauri, Balotelli dhe Kasano dhe këta tre futbollistët do të jenë në linjën e parë të sulmit kundër Afrikanëve. Moduli i zgjedhur nga Prandelli do të jetë ai 4-2-3-1 ku në portë do të jetë portiere i Palermos Sirigu pas dëmtimit të Marketit. Mbrojtja do të përbëhet nga Mota, Bonuci, Kilelini dhe Molinaro ndërsa në mesfushë do të ketë hapësira për Palombon, De Rossin që është edhe kapiteni në mungesë të Buffonit dhe Pepen. Italia është rinovuar por sërish ka një element që mund të cilësohet si i së kaluarës pasi në skuadër ka ende futbollistë të Juventusit që mbizotërojnë. Disa aktivizohen aktualisht me Zonjën e Vjetër ndërsa të tjerë kanë luajtur më parë me rekordmenët e Italisë. Ndërkohë ish trajneri i Italisë Xhovani Trapatoni aktualisht trajner i Irlandës është shtruar në spital pas një toksikimi por nuk përjashtohet mundësia që në ndeshjen e së mërkurrës ai të jetë në pankinë në miqësoren kundër Argjentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›