Rusi, përkeqësohet situata e ambientit nga zjarret masive
çdo ditë e më shumë po thellohet bilanci i dëmeve materiale dhe i viktimave nga zjarret masive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Rusisë, të shtetit me sipërfaqen më të madhe të planetit.
Plot 10 milionë hektarë tokë është sasia e hektarëve të përpirë nga zjarri në Rusi, të cilat kanë qenë të mbjella me tonë të tërë gruri dhe drithërash të tjera. Ky është bilanci tragjik që vjen nga vendi i kapluar nga i nxehti i padurueshëm i ditëve të fundit, i cili gjatë ditës së hënë ka rrezikuar të përfshijë në flakët e zjarrit edhe një central atomik. Ndërkaq, autoritetet ruse i frikësohen një vale epidemie, sidomos kolerës, e cila mund të përhapet me valën e zgjatur të të nxehtit, i cili ka goditur vendin.
"Ne kemi frikë importimin e kolerës nga Azia juglindore, Pakistani përshembull, ku gjendja nuk është e mirë," tha shefi i mjekësore shëndetësore Ghennadi Onishenko. Shërbimet shëndetësore, shtoi ai se kanë forcuar kontrollin e sëmundjeve ngjitëse për shkak të disa sinjaleve, të tilla si përhapja e rasteve të gastroenterit akut dhe përkeqësimit të cilësisë së ajrit në 52 nga 83 rajonet ruse. Ndërsa mediat lokale ruse raportojnë se deri më tani në të gjithë territorin kanë gjetur vdekjen 52 persona, bilanc i cili pritet që të thellohet me kalimin e orëve dhe të ditëve. Gjithashtu raportohet se qeveria ruse ka hapur për qytetarët rusë 123 qëndra ajrimi për të përballuar situatën e tymnajës në qytetet e mëdha ruse, si Moska apo Shën Petersburgu.