E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia: Shqiptaret, nje shembull i mire

ROME - Emigrantet shqiptare ne Itali, tani pas 17 vitesh jane kthyer ne nje pike referimi dhe per personat e tjere, duke ndryshuar edhe mentalitetin e autoriteteve vendase. Ne nje artikull te nje te perditshme italiane eshte bere e ditur, se emigrimi shqiptar ne Itali, sjell ne vemendje barka dhe anije te mbushura plot, por sot, pas 17 vitesh, numri i personave qe hyjne ilegalisht ka pesuar nje renie te ndjeshme. Nderkaq qe emigrantet shqiptare qe jane 381 mije me dokumente te rregullta, jane kthyer dhe ne nje shembull per emigrantet e tjere qe jetojne ne kete shtet. Gjate shkrimit permenden dhe nje numer i madh shqiptaresh qe jane bere te njohur ne Itali, si Llesh Kola, ambasadori yne ne Rome, Igli Tare, futbollist i njohur te Lacio, David Gjugja, pergjegjes i seksionit shqip ne Radio Vatikani, Roland Sejko etj.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›