Italia: Zgjedhjet te jene cilesore
Ambasadori italian ne Tirane, Saba D’ Elia i cilesoi zgjedhjet e 28 qershorit si nje moment kyc qe do te vere ne prove edhe nivelin e demokracise ne Shqiperi. Zoti D’Elia ashtu si mjaft institucione dhe qeveri te huaja, e vuri theksin ne domosdoshmerine qe ky proces te zhvillohet ne menyre transparente dhe te lire. “Ne 28 qershor zgjedhjet parlamentare do te jene nje prove e pjekurise demokratike ne vend. Ftojme shqiptaret qe te votojne ne menyre transparente dhe te lire qeverine e tyre. Ne do te vijojme te punojme krahe per krahe Shqiperise dhe do te bashkepunojme me qeverine e re” theksoi ambasadori D’Elia. Gjithashtu, D’Elia ka vleresuar rritjen e bashkepunimit ne fusha te ndryshme mes dy vendeve duke premtuar se vendi i tij do te jete nje aleat i forte dhe i sigurte qe do te kontribuoje ne integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane.