Inva Mula dua divorcin se me Pirron nuk jemi takuar që në 2007-n
Sopranoja jep argumentet e saj se përse kërkoi divorc me kantautorin Pirro Çako. Në seancë të pranishëm vetëm avokatët, gjykata do të përcaktojë psikologen për djalin
Laureta Rryçi
Tiranë - Marrëdhënia mes sopranos së njohur Inva Mula dhe bashkëshortit të saj Pirros ka nisur të kriset që në vitin 2007. Pasi kanë kaluar më shumë se dy vjet larg njëri-tjetrit, e kanë pasur të vështirë që lidhja të vazhdonte në të njëjtën mënyrë në sytë e djalit, para rrethit familjar apo shoqërisë së tyre të përbashkët. Të paktën këto janë pretendimet që ka lexuar dje zyrtarisht avokati i Inva Mulës në seancën e radhës për divorcin mes çiftit. Gjyqtarja që do të vendosë mbi kërkesën e sopranos pasi është njohur me argumentet e Inva Mulës i ka lënë kohë deri të premten avokates së Pirro Çakos për të formular pyetjet e zakonshme që bëhen në të tilla procese. Avokatia fillimisht ka pretenduar se data është shumë e afërt, mirëpo gjyqtarja e ka argumentuar vendimin për datën me faktin se ky gjyq është zgjatur shumë dhe s’ka arsye të zgjatet më tej për disa pyetje që mund të formulohen edhe brenda një dite. Sakaq ende nuk është përcaktuar psikologia që do të vendosë nëse do të thërritet djali për t’u pyetur se më kë prind dëshiron të qëndrojë. Edhe pse dihet se djali ka qëndruar më shumë më të ëmën duke jetuar pjesën më të madhe të kohës në Paris, në shtëpinë e tyre.
Kërkesa
Pas disa seancash, më në fund përfaqësuesit ligjorë të Inva Mulës renditen dje arsyet se përse klientja e tyre kërkon të divorcohet. Në proceset civile për ndarje argumentet janë të rëndësishme në mënyrë që gjykata të bindet për dhënien e divorcit. Sopranoja ishte prezent seancën e kaluar vetëm sa për të konfirmuar kërkesën e saj për divorc duke shuar shpresat se çifti mund të pajtohej. Madje më indiferent në këtë proces është treguar Pirro, i cili jo vetëm nuk është paraqitur në gjykatë por ka pajisur me prokurë një avokate për të përfaqësuar të drejtat e tij në këtë proces. Në këtë mënyrë kantautori ka lënë të kuptohet se nuk është me një mëndje me bashkëshorten e tij.
Padia
Inva Mula i është drejtuar gjykatës që në ditët e para të muajit prill për t’i dhënë divorcin. Mirëpo procesi civil është ende në fazat e para të shqyrtimit duke qenë se njoftimi i kantautorit zgjati më shumë se ç’ndodh zakonisht. Çiftit të njohur, pas shumë vitesh martesë, duket se i ka ardhur fundi i bashkëjetesës së tyre ligjore. Ftohja midis tyre tashmë është bërë dhe publike duke qëndruar indiferentë ndaj iniciative të njëri-tjetrit. Sopranoja ka kërkuar zyrtarisht ndarjen nga bashkëshorti i saj pas 20 vitesh martesë, fryt i së cilës është edhe djali, tashmë 14-vjeçar. Padia është depozituar nga ana e sopranos dhe ende nuk dihet reagimi i kantautorit Pirro Çako. Çështja mban numrin 7644 dhe datë regjistrimi 31 mars 2009. Kërkuese është këngëtarja Inva Tchako (Mula), ndërsa i paditur bashkëshorti i saj, Pirro Tchako. Në ueb-siten e gjykatës thuhet se objekti i padisë është zgjidhja e martesës midis dy bashkëshortëve Mula–Çako, mbështetur kjo kërkesë në nenet 129-162 të Kodit të Familjes.
Administratori i “VEF˔-s padi në gjykatë për Afërdita Zonjën
Tiranë - Afërdita Zonja, këngëtarja e njohur është borxhlie ndaj firmës piramidale “VEFA”. Të paktën ky është pretendimi i administratorit të kësaj firme, i cili prej pak ditësh e ka dorëzuar kërkesën në gjykatë. Sipas padisë, këngëtarja ka marrë para hua në këtë firmë në vitin 1997 dhe nuk i ka kthyer asnjëherë borxhin që kishte. Administratorët që po evidentojnë debitorët e firmave piramidale kanë gjetur dokumente se të njëjtin pozicion kishte dhe këngëtarja Afërdita Zonja. Padia është përcaktuar me short që të gjykohet nga gjyqtari Altin Shkurti. Do të jetë ky i fundit nëse këngëtares do t’i duhet t’i rikthejë paratë. Nëse pranohet kërkesa e administratorit të “VEF˔-s atëherë gjykata do të urdhërojë Zyrën e Përmbarimit të vendosë sekuestron mbi pasurinë e këngëtares sipas vlerës së borxhit që ka. Zakonisht kjo procedura zgjat më shumë se një muaj për shkak se bëhet verifikimi në institucionet përkatëse mbi pasuritë që rezultojnë në emër të saj.
3 Qershor 2009